Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Opozitë me muskuj të fortë", Andi Bushati: Debati mes Ramës dhe Bashës është i stisur, Luli ka një hile sepse….

Shkruar nga Newsbomb
"Opozitë me muskuj të fortë", Andi Bushati: Debati mes

Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmjen e sotme se debati që u zhvillua sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha ishte më shumë i stisur.

Sipas tij shoqëria shqiptare e ka kaluar ciklin e demaskimit të figurës së Ramës, por ajo ç’ka është më e rëndësishme është pyetja se si mund të rrëzohet.

Ndër të tjera Bushati tha në "Open" se opozita ka nevojë të jetë e bashkuar dhe të ketë kryetar legjitim, për një "opozitë me muskuj të fortë".  

Pjesë nga fjala e Bushatit:

Po ta ndaj aq thjeshtë, më ngjan më shumë si debat i i stisur, jo se Basha nuk thoshte gjëra të vërteta dhe Rama i përmbahej gënjeshtrave që ka thënë gjithmonë, më duket një debat i stisur se është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama na bën ne të tjeraëve.

Sot puna e opozitës sipas meje, nuk është të tregojë se kush është Rama, se këtë gjë e dimë, e ka kaluar shoqëria shqiptare ciklin e demaskimit të Ramës, kemi një pikëpyetje si ta përmbysim atë ?

Dhe këtu hyn opozita, prandaj them që debati është i stisur, se një opozitë e përçarë e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin, dhe ajo që s’më pëlqeu sot është se basha po i mbivendos debatin parlamentar duke shmang atë partiak, se sot opozita ka nevojë të jetë e bashkuar dhe të ketë kryetar legjitim, prandaj Basha ka një hile sepse këto akuza s’të çojnë gjëkundi pa një opozitë me muskuj të fortë.

Ai duhet të risigurojë legjitimitetin e munguar të opozitës.

Luli sot iku nga memeceria e të përmendurit nga oligarkët se ka probleme në parti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll