Hapësire reklamuese

Politikë

“Opozitë e dobët”, Bamir Topi për 11 shkurtin: Nëse protesta bëhet ritual që s’çon askund

Shkruar nga Newsbomb
“Opozitë e dobët”, Bamir Topi për 11 shkurtin:

Ish-presidenti Bamir Topi, ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe konkretisht për situatën në Partinë Demokrtike.

Ai u shpreh se nuk kishte besim që protesta e thirrur me 11 shkurt do të kishte rezultat, duke iu referuar siç tha protestave paraardhëse.

“Që të merrni pritshmëri për protestën e radhës, duhet të kthejmë kokën pas në protestat e kaluara. Protesta është një mjet demokratik, mund ta bëjë edhe një individ. Një protestë e opozitës duhet të çojë diku. Po u kthye në një ritual që nuk çon askund kthehet në deziluzion dhe pesimizëm. Protesta është e nevojshme.

Ka të bëjë me formimin e tyre. Unë do përdorja argumentin, mendimin politik dhe do përdorja kurajën për të akuzuar drejtpërdrejtë nëse do kisha fakte. Themi sot pse opozita është e dobët, sepse është ndërtuar e tillë sepse nuk kanë dashur debate brenda partisë e për pasojë kanë eliminuar elitën. Dhe kur vijnë më pas përballë përplasjes, rrëzohen. Nuk ma mban goja të them substancën që ka opozita. Sigurisht ka individë, por janë në minorancë. Një vend pa një opozitë normale është i destinuar të shkojë kështu siç po shkojmë” tha Topi për “Kjo Javë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese