Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita zgjedh kandidatin për Kukësin, Meta falenderon Berishën që i besoi një pedagogu

Shkruar nga Newsbomb
Opozita zgjedh kandidatin për Kukësin, Meta falenderon Berishën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë sot në një takim në Kukës, në mbështetje të kandidatit të opozitës për bashkinë e këtij qytetit, profesorit Admir Sinamati. Meta ka falënderuar dhe aleatin e koalicionit, Sali Berisha për përzgjedhjen.

“Dua të bëj një falenderim publik dhe të përzemërt për Prof. Dr. Admir Sinamatin, - tha Meta, - që ka pranuar të kandidojë si kryebashkiak i Kukësit, për një personalitet të Kukësit dhe të gjithë kësaj treve që ka vendosur të braktisë komoditetin edhe të pedagogut, edhe të doktorit për t’u vënë në shërbim të shërimit të një plage shumë më të madhe, që është braktisja e Kukësit, e kësaj treve të mrekullueshme dhe me resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

Njëkohësisht edhe një falenderim për Partinë Demokratike dhe procesin e primareve, për këtë përzgjedhje të shkëlqyer që na bën nder dhe ne si Parti e Lirisë që ta mbështesim në mënyrën më të vendosur dhe më të përzemërt, jo vetëm gjatë kësaj fushate për një fitore të padiskutueshme dhe më të thellat në nevel kombëtar, por ta mbështesim edhe më pas për të përmbushur të gjitha angazhimet që ka si Kryetari i baskisë dhe Këshilli i bashkisë", u shpreh Ilir Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.