Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita zbardh debatet në Këshillin Politik: Bëmë propozimet tona, Gjiknuri i refuzoi. S'kanë hall listat, por duan të heqin koalicionet

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_349415" align="alignnone" width=""]Vasili - Bylykbashi[/caption]

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili, folën për mediat pas mbledhjes 2 orë e gjysmë të Këshillit Politik pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Bylykbashi tha se Gjiknuri i refuzoi propozimet e opozitës për hapje 100% të listave dhe mosprekje të koalicioneve parazgjedhore.

Po të njejtën gjë konfirmoi dhe Vasili, i cili tha se deri dje hapja e listave ishte alibi i Ramës, me qëllimin që të ndalonte koalicionet parazgjedhore.

Bylykbashi: Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri gjatë gjithë kohës refuzoi propozimin tonë për hapje 100% të listave, apo për koalicionet, edhe pse i dhamë modelet e duhura në Europë, që si funksionojnë koalicionet Është Holanda, Danimarka, Letonia, Italia. Këto janë modele të vendeve që ne i kemi marrë prej 17 vitesh. Ne po përpiqemi që me listat e hapura t'i japim fuqi popullit për të zgjedhur kandidatin. Rama po e vret këtë mundësi për të garuar në liri të plotë. Presim nga maxhoranca të reflektojë. Janë çështje që duhet të trajtohen në Këshillin Politik, sa kohë nuk cënohet marrëveshja e 5 qershorit. Çdo përpkjekje e Ramës për të turbulluar një çështje kaq të qartë, është hapur përpjekje për të vrarë votën e lirë dhe zgjedhjet në tërësi.

Vasili: Qartësoj një herë e përgjithmonë të gjithë shqiptarët, që çështja e listave të hapura për maxhorancëm ishin farsë, ishin alibi për heqjen e koalicioneve. Propozimi ishte i qartë, që të hapen listat dhe të vazhdojmë përpara. Pra propozimi është i qartë. I thamë dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura. Pati një reagim. Jo absolute nga përfaqësuesi i maxhorancës Gjiknuri. Ishte e gjitha një farsë për të zhbërë 5 qershorin. Gjknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma tek deputetët e opozitës. 5 qershori u dakordësua dhe me firma. S’jemi ne që mbledhim firma. Për ndryshimin e kushtetueses na u sugjerua mbledhja e 28 firmave. Opozita ka qenë e qartë. Të thuash që unë dua 28 firma, do të thotë se unë nuk diskutoj. Ishte vetëm për ti bërë fresk Edi Ramës për të hequr koalicionet. Është e qartë që ky propozim është detyrim i rëndë për popullin. Këtu ekziston një person si Edi Rama, që bën gjithçka që zgjedhjet të devijohen se nuk i fiton dot. Qytetarët duhet të binden se Rama nuk ka hall listat e hapura, por koalicionet. Maxhoranca duhet të veprojë siç veproi më 5 qershor, dhe jo të bëjë copa copa kushtetutën. Duan ta ndryshojnë kushtetuntën në 6 ditë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu