Ish kryeministri në një reagim në rrjetin social Facebook ka uruar kombëtaren e futbollit pas ndeshjes me Moldavinë ku dhe u arrit kualifikimi në Kampionatin Europian 2024 që do zhvillohet në Gjermani.
Lexo këtu: Shqipëria në “EURO 2024″, Presidenti Begaj: Urime për kualifikimin e merituar!
‘’Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani. Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime!’’ – shkruan ish kryeministri Berisha.
Një reagim ka ardhur dhe nga kreu i PD, Lulzim Basha në rrjetin social Facebook ku shkruan se Stuhia kuq e zi është rrugës për Gjermani.
‘’Stuhia kuq e zi rrugës për Gjermani’’