Hapësire reklamuese


Rajoni

Opozita tenton të hyjë në Kuvend, Vuçiç i kërkon të heqin dorë nga greva e urisë

Shkruar nga Newsbomb
Opozita tenton të hyjë në Kuvend, Vuçiç i

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë thirrje opozitës që t’i japin fund grevës së urisë dhe të pranojnë rezultati ne zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Përmes një deklarate drejtuar udhëheqësve të opozitës Vuçiç i kërkoi që t’i kthehen detyrave të tyre.

“Pra, le t'u kthehen detyrave të tyre, mund të organizojnë protesta çdo ditë. Mendoj se në nëntë vitet e kaluara, gati shtatë vjet kam protesta të përditshme para Presidencës. Çdo ditë kemi një lloj proteste”, tha presidenti serb.

Ndërkohë, pasditen e sotme përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan që të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit, në mënyrë që t’i flisnin qyetetarëve nga ballkoni i këtij institucioni. Ata shtynë derën, mirëpo nuk arritën që të hynin brenda pasi u ndaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, sakaq policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Sa i përket këtyre tensioneve Vuçiç nga Presidenca iu tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”. Megjithatë, presidenti serb tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.

Prej 18 dhjetorit opozita serbe është future në grevë urie dhe protesta të vazhdueshme. Ata pretendojnë se qeveria ka rrëmbyer fitoren, teksa i kanë bërë thirrje inistucioneve evropiane që të mos njohin rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese