Hapësire reklamuese

Rajoni

Opozita shpall fitoren në zgjedhjet vendore të Maqedonisë, ja rezultati në komunat kryesore

Shkruar nga Newsbomb
Opozita shpall fitoren në zgjedhjet vendore të Maqedonisë, ja

Në Maqedoninë e Veriut opozita ka fituar shumicën e komunave në balotazh. Të dielën u mbajtën zgjedhjet në 44 komuna nga 80 që ka gjithsej Maqedonia. Kur janë numëruar rreth 90 % të votave, opozita ka shpallur fitoren në shumicën e tyre.

Të dhënat jo përfundimtare flasin se edhe kryeqytetin Shkupin ka fituar opozita dhe ka humbur Zoran Zaev.

Opozita maqedonase VMRO-DPME në koalicion me disa parti shqiptare ka arritur të fitojë edhe në zonat më të vështira.  Pas këtij rezultati Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Zoran Zaev ka deklarua se nëse humbet bashkinë më të madhe të vendit, Shkupin do të japë dorëheqjen.

Në Gostivar ku beteja ishte mes partive shqiptare, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët ka marrë mandatin e dytë. Ai mundi kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Taravari tha se në këtë raund të dytë udhëheq me më shumë se 5 mijë vota. Në mënyrë ironike i ka kërkuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetin, një raund të tretë ku ai do të fitonte me mbi 10 mijë vota. “Mazhoranca e tanishme ka humbur të gjitha qytet kryesore të vendit dhe prandaj nga nesër do të kërkojë zgjedhja të reja parlamentare”, tha Taravari.

Në Tetovë, kryetarja aktuale e komunës, Teuta Arifi, ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për mediat nga Tetova, kandidatja e BDI, Arifi tha se “nuk kemi arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor”. Ajo uroi për fitoren Bilall Kasamin, kandidatin e Lëvizjes Besa në këtë komunë.

Në Manastir, kandidati i VMRO-DPME-së, Toni Konjanovski, ka shpallur fitoren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu