Për qytetarët e thjeshtë ndoshta duken të parëndësishme apo të papërfillshme, por gafat e herëpashershme të bëra nga liderë politikë që nesër pretendojnë të drejtojnë vendin, janë të "pafalshme".
Opozita e ka marë mbarë, me në krye z.Basha, Kryemadhin, Gazment Bardhin dhe tani sërish Petrit Vasili.
Herën e kaluar ai tha "organizëm seksual" në vend që të thoshte "organizëm konsensual". Së fundmi, në një shënim të bërë në facebook, Vasili ka thënë: Sot është koha për një papërgjegjshmëri të lartë profesionale dhe qytetarë!
"Me shumë mundësi ka pasur në mendje papërgjegjshmërinë e maxhorancës dhe ka dashur të theksojë përgjegjshmërinë e opozitës".