Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Opozita refuzoi ta votojë, Balla publikon rezolutën e KE për Shqipërinë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

0219bafb08c0357c7331e2026623538d

U shoqërua me tension edhe ditëne sotme seanca e radhës plenare në Kuvend. Kreu i PD Lulzim Basha bllokoi foltoren dhe më pas opozita braktisi sallën.

Sakaq, ditën e sotme do të votohej rezoltua e KE për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave.

Kreu i grupit Parlametar të PS, Taulant Balla ka bërë publike për mediat rezolutën si mëposhtë:

•Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe duke marrë në konsideratë rolin e Kuvendit të Shqipërisë si organi më i lartë ligjvënës dhe kontrollues;

•Në respekt të mbështetjes së gjerë popullore për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian;

•Duke riafirmuar se objektivi strategjik i Republikës së Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian;

•Duke riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për të respektuar vlerat mbi të cilat ndërtohet Bashkimi Europian dhe vendosmërinë tonë për zhvillimin e një shoqërie demokratike bazuar në sundimin e ligjit, respektin për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe parimet e ekonomisë së tregut;

•Duke theksuar vendosmërinë tonë për konsolidimin e një kuadri ligjor tërësisht të përputhur me legjislacionin e Bashkimit Europian, dhe të një administrate publike eficente për zbatimin e këtij legjislacioni;

•Duke vlerësuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian dhe se bashkëpunimi rajonal është pjesë e pandarë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian;

•Duke nënvizuar rëndësinë gjeo-politike të procesit të zgjerimit si për shtetet kandidate apo kandidate potenciale, ashtu edhe për vetë Bashkimin Europian;

•Duke vlerësuar mbështetjen që Bashkimi Europian ka dhënë për Shqipërinë për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik dhe social;

•Me bindjen se përparimi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, bazohet në meritë, në përputhje me reformat dhe arritjet konkrete;

•Duke besuar plotësisht se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të kontribuojë në zhvillimin e gjithanshëm të Republikës së Shqipërisë, në forcimin e sigurisë kombëtare, në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë;

•Duke marrë në konsideratë zbatimin e mirë dhe të qëndrueshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane dhe Shteteve të tyre Anëtare;

•Duke marrë në konsideratë përparimin e bërë nga Shqipëria në plotësimin e rekomandimeve kyçe të Komisionit Europian;

•Duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave si konfirmim të përparimit të bërë nga Republika e Shqipërisë;

•Duke marrë në konsideratë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit është një nxitje për të përshpejtuar reformat e gjithanshme, dhe në veçanti reformën në drejtësi;

•Duke marrë parasysh rekomandimet e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim Asocijimit Shqipëri-BE;

•Duke marrë në konsideratë reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit europian si reforma në drejtësi dhe reforma të tjera për konsolidimin e funksionimit të shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

•Duke marrë në konsideratë faktin që dialogu politik, i realizuar nëpërmjet gjithëpërfshirjes dhe transparencës, është element kyç për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian;

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

1.Mirëpret Raportin e Komisionit Europian të vitit 2018 për progresin dhe shkallën e përgatitjes për anëtarësim të arritur nga Shqipëria;

2.Vlerëson rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si njohje të qartë të arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës, e specifikisht në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

3.I bën thirrje njëzëri vendeve anëtare të BE-së që të marrin vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si fillimi i një rruge për shndërrimin e mëtejshëm europianizues të vendit, me vetëdije se kjo do të jetë një rrugë e vështirë dhe e gjatë, por se hapja e negociatave do t’i japë shpresë dhe orientim këtij rrugëtimi.

4.Shpreh vullnet të plotë për të ecur në rrugën e reformave në frymën e mirëkuptimit ndërpartiak dhe në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile;

5.Thekson se angazhimi i qëndrueshëm për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare përbën përparësinë kryesore të punës së Kuvendit të Shqipërisë, të qeverisë dhe të institucioneve të tjera;

6.Angazhohet të shqyrtojë me prioritet projektligjet që synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian apo kanë rëndësi për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian;

7.I kërkon Qeverisë të thellojë dhe përshpejtojë ritmin e reformave të ndërmarra, veçanërisht të reformave që lidhen me sundimin e ligjit;

8.I bën thirrje Qeverisë që rekomandimet e Paketës së Zgjerimit 2018 të shërbejnë si udhëzues në përpjekjet për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian;

9.Angazhohet që të përdorë çdo instrument të diplomacisë parlamentare në funksion të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian;

10.Angazhohet që të zhvillojë dhe forcojë më tej aktivitetin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, për rritjen e transparencës në procesin e integrimit europian nëpërmjet gjithpërfshirjes së aktorëve pjesëmarrës;

11.I kërkon Qeverisë shqiptare që të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të zgjerojë pjesëmarrjen në nismat rajonale;

12.I kërkon Qeverisë që të zgjerojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit duke përmirësuar hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndërlidhshmërisë;

Miratuar, më datë _____/05.2018

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img