Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Opozita reagon për Vuçiçin: Quajti “terrorist” Kurtin, e papranueshme, Shqipëria të reagojë. Vuçiç po bën presione të njëjta si Edi Rama me BE-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

Opozita shqiptare ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku nga Brukseli se quajtja “terrorist” e Albin Kurtit nga ana e Aleksandër Vuçiçit të Serbisë është e papranueshme dhe nuk i shërben dialogut mes dy vendeve apo aspiratës së tyre për në BE.

Të papranueshme opozita konsideroi edhe kërcënimin e presidentit serb se nuk do të marrë pjesë në Samitin e 6 dhjetorit në Tiranë me argumentimin se “Europa nuk na do”. “Ka qenë e papranueshme quajtja “terrorist” e kryeministrit të Kosovës nga ana e Aleksandër Vuçiçit. Kjo minon besimin ndërmjet palëve por njëkohësisht prish cdo arritje edhe ekuilibër edhe në gjuhë por edhe në hapat e shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Për mua si shqiptare është e papranueshme por nuk e pranueshme për çdo qytetar as të vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë rast Shqipëria duhej patjetër të reagonte dhe ta dënonte këtë gjuhë që është kaq komuniste dhe është kaq bolshevike saqë nuk i takon Ballkanit Perëndimor të 2022-it.

Ndërsa nga ana tjetër ky diskutimi që bëri Vuçiç që nuk do të vijë në Tiranë se “Europa nuk na do” m’u duk fiks si një nga këto fjalimet e Edi Ramës të kohëve të fundit që kërcënonte që nuk do të shkonte në Samitin e Korrikut pa na caktuar datën. Të shohim deri javën tjetër nëse ishte thjesht presion apo nuk ishte presion”, tha Jorida Tabaku në lidhje direkte nga Brukseli me Euronews Albania.

Një ditë më parë, në 1 dhjetor, presidenti Serb Aleksandër Vuçiç e konsideroi Albin Kurtin si “terrorist” për veprimet e këtij të fundit në lidhje direkte me televizionin proqeveritar Pink në Serbi. Po në të njëjtin transmetim deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE në Tiranë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më shumë


spot_img









spot_img