Teksa opozita mban sot protestën e tetë në Tiranë, kryeministri Rama vijon me fushtën elektorale për zgjedhjet që priten të mbahen më 30 qershor.
Kreu i qeverisë ishte sot në Skrapar në një takim me qytetarët. Nga ky takim Rama ka ndarë edhe një moment të cilësuar të veçantë prej tij, të cilën e ka cilësuar si 'foto e ditës'
Rama shfaqet me një vogëlush në krah, ndërsa ky i fundit e puth në faqe.
Duket se ky është mesazhi që Rama ka zgjedhur t'i përçojë opozitës, e cila prej muajsh kërkon largimin e këtij të fundit, por deri më tani nuk ka ndodhur.
Sondazh
Poll