Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita protestë para Kryeministrisë, mesazhi i Braçes: E shtuna në punë (Replikat me komentuesin)

Shkruar nga Newsbomb

Teksa protestuesit e opozitës kanë filluar të mblidhen përpara Kryeministrisë, për zv.kryeministrin Erion Braçe kjo e shtunë është punë.

Braçe ka publikuar një foto nga Lushnja, ku shihet se po asfaltohet rruga që lidh dy fshatra. Teksa shkruan se po punojnë për rrugën, thekson se po monitorojnë edhe kompaninë.

"#ESHTUNE

#NEPUNE

#UNAZABUJQESOREJOGORE E #MYZEQESE,

Ne #Lushnje, nga #Imshta ne #Ngurrez.

Po punojme fort ne trupin e rruges.

Po monitorojme gjithashtu kompanine;

Duam cilesi e jo deme!

Po ua them qe sot qe te jene te qarte:

Cdo gje qe kane demtuar duhet ta rregullojne-perfshi rjetin e ujesjellesit!

Nderkohe kanalet anesore duhen pastruar deri ne fund,

pa pyetur per tuba sa 1/4 e seksionit te kanalit e duke detyruar “ura ajrore”! Nejse,

aty do jemi, punes ne koke deri ne fund!

Vepra nje here behet!", shkruan Braçe.

Ndërkohë, teksa ka publikuar këtë mesazh, zvkryeministri nuk ka heziatuar të replikojë edhe me ndjekësit.

Replikat:

Komentuesi: Tash qe iu erdhi fundi iu kujtohet për punë ku ishit me përpara!

Braçe: Fundi kujt mor qyq?! I Salziut apo Lulziut tënd?!

braceee.png

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese