Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita propozim të ri për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ, formula e re: Të bëhet nga Kuvendi! Komisioni të mos jetë i përfshirë nga deputetë (PROPOZIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Oerd Bylykbashi

Opozita ka bërë një propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke hequr dorë nga procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ nga avokati i popullit.

Sipas formulës së re të propozuar nga opozita, 12 anëtarët e rinj të KQZ të zgjidhen nga Kuvendi. Sakaq në propozimin e saj ajo kërkon që Komisioni të mos jetë i përfshirë nga deputetë. Komisioni përzgjedhës të jetë i përbërë nga 3 anëtarë 2 nga mazhoranca dhe një nga opozita.

“PD solli propozim të ri per KQZ. Heqin dorë nga procedura e përzgjedhjes së anëtareve të KQZ nga avokati i popullit dhe e rikthejnë në Kuvend.

Në çdo rast, ju informojmë se propozimi i ri i Opozitës bashkëlidhur, njeh ekskluzivitetin e Kuvendit në këtë proces, bën ndryshimet e nevojshme në draftin që ka qenë pjesë e diskutimeve me kohë për të reflektuar dakorësinë e datës 5 Qershor, dhe parashikon një formulë të njëjtë me atë që kemi dakordësur edhe për Reformën në Drejtësi, me synimin që të ruajmë pavarësinë dhe profesionalizmin e KQZ së re, dhe garacitë e palëve që përzgjedhja të mos jetë e njëanshme, por e balancuar dhe konsensuale.

Në vijim të këtij propozimi të ri, në emër të opozitës dhe me qëllimin që procesi të përfundojë sa më parë, propozoj që Këshilli Politik të mblidhet për të vijuar punën, sot, më datë 18 Qershor, ora 17:00”, thotë Oerd Bylykbashi në emailin e drejtuar anëtarëve të Këshillit Politik me propozimin e ri.

Propozim II i Opozitës mbi KQZ-në 

I. Neni 17 i draftit të para datës 5 Qershor 2020, që vazhdon të mbështetet nga Partia Socialiste, duhet të riformulohet në përputhje me Dakordësinë e arritur midis palëve politike në datën 5 Qershor 2020. Pas refuzimit nga ana juaj të formulës së propozuar nga ana jonë, identike me formulën e përzgjedhjes së organeve të reja të pavarura të sistemit të drejtësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë kundërshtinë tuaj që procesi duhet të zhvillohet ekskluzivisht në Kuvend, pa përfshirjen e institucioneve të tjera të pavarura, paraqesim amendimin e nenit 17 të draftit paraprak si më poshtë vijon:

Neni 17, riformulohet si më poshtë vijon:

“Neni 17

Zgjedhja e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe KAS-it

1. Komisioneri, Zëvendëskomisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë nen.

2. Kryetari i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.

3. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante.

4. Kërkesa e kandidatit regjistrohet në regjistrin e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të kërkuara që vërtetojnë përmbushjen e kritereve.

5. Brenda 5 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Kryetari i Kuvendit ngre një Komision për vlerësimin e  përmbushjes së kritereve nga kandidatët, me 3 anëtarë, të caktuar në mënyrë proporcionale 2 anëtarë nga partitë më të mëdha të shumicës, sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse dhe 1 anëtar nga partia më e mëdhe e pakicës, sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i kërkon partive që kanë të drejtën e caktimit të anëtarëve, që të dërgojnë emrat e anëtarëve brenda 3 ditëve nga marrja e njoftimit. Anëtarët duhet të jenë me profesion jurist, me eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet. Komision për vlerësimin e  përmbushjes së kritereve nga kandidatët përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Listat, sëbashku me një Relacion shpjegues i dërgohen Kryetarit të Kuvendit.

6. Brenda 5 ditëve nga momenti i marrjes së listave, Kryetari i Kuvendit ngre Komisionin Ad Hoc të Përzgjedhjes, që përbëhet nga 5 anëtarë, të caktuar në mënyrë proporcionale 3 përfaqësues të partive më të mëdha të shumicës sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse dhe 2 përfaqësues të partive më të mëdha të pakicës sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i kërkon partive që kanë të drejtën e caktimit, që të dërgojnë emrat e anëtarëve brenda 3 ditëve nga marrja e njoftimit. Anëtarët duhet të jenë me profesion jurist, me eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes.

7. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes pas zhvillimit të një seancë dëgjimore me kandidatët, mund të vendos të kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, me të paktën katër vota.

8. Pas përfundimit të listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes ndjek procedurën e mëposhtme për përzgjedhjen e kandidatëve:

  • Nga lista e kandidateve që kanë aplikuar për Komisioner, zgjidhen me shumicë votash katër kandidatët më të mirë. Këto katër kandidatura i kalohen dy anëtarëve të pakicës, ku secili prej tyre ka të drejtë të përjashtojë nga një kandidat. Me shumicë votash më pas, njëri nga dy kandidatët e mbetur në garë propozohet nga Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes si Komisioner.
  • Nga lista e kandidateve që kanë aplikuar për ZëvendësKomisioner, dy përfaqësuesit e pakicës përzgjedhin secili nga një kandidat. Zëvendëskomisioner zgjidhet një nga dy kandidatët që ka marrë shumicën e votave në Komisionin Ad Hoc.
  • Nga lista e kandidateve që kanë aplikuar për Komisionin Rregullator, secili nga anëtarët e Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.
  • Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve, secili anëtar i Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

9. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes përpilon listën finale të kandidatëve të propozuar për secilin pozicion dhe ia përcjell Kryetarit të Kuvendit, i cili brenda dy ditëve ia dërgon Komisioni përgjegjës parlamentar për çështjet ligjore, sëbashku me dokumentet shoqëruese të aplikimit të secilit kandidat të zgjedhur dhe një Raporti të detajuar mbi procedurën e ndjekur.

10. Komisioni përgjegjës parlamentar për cështjet ligjore, bën verifikimin e kandidatëve të propozuar, nëse përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji dhe i përcjell listën për miratim, shoqëruar me Raportin përkatës seancës plenare, brenda 10 ditëve nga momenti i marrjes së listës.

11. Kryetari i Kuvendit, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për votimin e anëtarëve të KQZ. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me shumicë votash. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, sipas këtij paragrafi, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes zbaton të njëjtat rregulla të parashikuara në pikën 8. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 3/5 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur dhe vendimi i Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të zgjedhur botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare. Në rast se lista e dytë rrëzohet nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit rishpall njoftimin për shprehje interesi.”.

II. Lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të KQZ, propozojmë që të ruhet kohëzgjatja e dakordësuar njëherë mes palëve politike në Shqipëri dhe që është aktualisht në fuqi: Komisioneri dhe Zëvendëskomisioneri të kenë mandat 4 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë; ndërsa anëtarët e KAS të kenë mandat 6 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë. Për këtë arsye, në nenet 13 dhe 16 të draftit të para datës 5 Qershor, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

  • Në nenin 13, paragrafi 1, ndryshohet si vijon:

“1. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 4 vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.”.

  • Në nenin 16, paragrafi 1, ndryshohet si vijon:

“1. KAS-i përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 6 vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.”.

III. Lidhur me shumicën për vendimmarrje, secila palë duhet të ruajë garancitë aktuale dhe të mos zhbëhet një standart i arritur. Konkretisht, për vendimet që kanë impakt në zgjedhje dhe në rregullat e barabrata të garës elektorale, duhet të ruhet vendimmarrja me shumicë të cilësuar që është një garanci që ekziston aktualisht në Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye, pas nenit 21, duhet të shtohet një nen i ri, me këtë përmbajtje:

“Neni 21/1

Vendimmarrja

1. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 4 anëtarë të KQZ-së, sipas rastit të Rregullatorit apo të KAS, vendimet lidhur me:

a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore;

b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore;

c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi;

ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;

d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet;

dh) propozimin për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së;

e) miratimin e strukturës organike të KQZ-së, si dhe rregulloren e funksionimit të KQZ-së;

ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore;

f) caktimin e zonave të administrimit zgjedhor.

2. Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së, sipas rastit të Rregullatorit apo të KAS.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.