Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Opozita njëzëri i kërkon Ramës të pezullojë vaksinën AstraZeneca: Ka shfaqur rrezikshmëri, të presim çfarë do të thotë përfundimisht EMA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d0bb6ef1ef439ecf220d062727cc87db

Opozita në unison i ka bërë thirrje sot për të disatën herë në këto ditë kryeministrit Rama, që të ndalojë përkohësisht përdorimin e vaksinës anti-Covid nga kompania AstraZeneca në vendin tonë.

Kjo kërkesë e opozitës vjen pasi disa shtete europiane e kanë pezulluar përdorimin e saj, me pretendimet se shkakton mpiksje gjaku dhe komplikacione të tjera. Ishte ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Berishës, Tritan Shehu i cili tha gjatë një interviste në media se Shqipëria duhet që ta pezullojë menjëherë përdorimin e vaksinës.

Nisur nga vendimet e disa shteteve europiane, për pezullimin e vaksinës Astrazeneca, Shehu kërkoi që një masë e tillë, të merret edhe në vendin tonë, të paktën deri sa të shprehet Agjencia Europiane e Barnave.

Lexo edhe: Në 17 mln të vaksinuar me AstraZeneca, vetëm 37 me mpiksje gjaku, kompania e bindur: Përfitimet janë më të mëdha se sa rreziqet

“Unë sygjeroj të bëjmë një pauzë, të presim EMA-n, siguria është në radhë të parë, dhe parimi bazë i mjekësisë është të mos dëmtojë. Duhet parë me seriozitet, jo me aventurizma elektorale. Unë sugjeroj të bllokohet vaksinimi me deri sa të arrihen konkluzionet zyrtare nga EMA. Sa i takon vaksinave ruse apo kineze, u befasova nga një vendim i qeverisë për t’i lejuar edhe në vendin tonë. Ato nuk janë miratuar as nga EMA as nga FDA dhe ti kërkon t’i importosh. Atëherë unë pyes, mbi ç’bazë, kush merr përgjegjësi, kur firmos për to. Këto janë vendime që merren në bazë të misioneve shumë të specializuara. Detyrimisht duhet të ndjekim ose EMA-n, ose FDA. Në momentin që këto vaksina nuk lejon të qarkullojnë ne vendet e BE, përvec ndonjë iniciative, ne duhet të ndjekim organizmat ndërkombëtare. Vetë këta u betuar e stërbetuan se këto vaksina nuk do të vinin, ndërsa tani thotë të kundërtën. Cfarë ka ndryshuar ? EMA s’ka bërë asnjë veprim, mbi c’bazë e merr ky kryeministër këtë vendim? – u shpreh Shehu.

I të njejtit mendim është dhe Dashamir Shehi, i cili me anë të një shënimi në rrjete sociale i kërkon Ramës që të ndalojë përdorimin e kësaj vaksine, pasi shumë vende më të zhvilluara se ne kanë bërë të njejtën gjë.

Lexo edhe: Dita e dytë e vaksinimit të mësuesve, 50% e stafit në Elbasan REFUZOJNË AstraZenecan

Shënimi i plotë

Shqipëria të ndalë përdorimin e vaksinës AstraZeneca !

Letonia dhe Suedia janë dy vendet e fundit që këtë martë kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, deri në një vendim të autoriteteve evropiane që po analizojnë të dhënat e sigurisë së saj. Më herët përdorimin e vaksinës për shtetasit e tyre e kanë ndaluar Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera evropiane pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore. Përballë kësaj situate i bëj thirrje qeverisë shqiptarë të ndalojë përdorimin e kësaj vaksine, deri sa autoritetet e specializuara të konfirmojnë se ajo nuk ka efekte anësore. Refuzimi në masë i arsimtarëve për të kryer këtë vaksinë është tregues i qartë i frikës që kanë njerëzit për shkak të mungesës së informacioneve për këtë vaksinë. Ndërkohë Rama duhet t’i japë fund shfaqjes butaforike të pritjes së vaksinës me delegacion qeveritar në aeroport, shfaqje që nuk ndodhin as në vend e botës së tretë.

Lexo edhe: Infermieri nga Hasi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pak ditë më parë mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer (ÇFARË THONË KOLEGËT)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img