Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita ndryshon mendje, vijon mbledhja e Këshillit Politik mes Hajdarit, Bylykbashit dhe Vasilit, presin Gjiknurin por ai ka vënë ‘kokën para’

Shkruar nga Newsbomb
Foto e mehershme nga keshilli

Opozita si duket ka ndryshuar mendje sepse pasi vendosi të bojkotojë fillimisht mbledhjen ku do të diskutohej drafti i propozuar nga mazhoranca për listat dhe koalicionet, ka vendosur të mblidhet sërish.

Mbledhja e Këshillit ka vijuar mes Petrit Vasilit, Oerd Bylykbashit dhe Rudina Hajdarit, ndërsa Damian Gjiknuri është larguar.

Palët janë ulur dhe po presin rikthimin e Gjiknurit por ky i fundit ka vënë “kokën para” dhe nuk ka ndërmend të rikthehet.

Në amendamentet e propozuara nga PS parashikohet hapja 100% e listave, garantimi i pjesëmarrjes së grave në jo më pak se 30%, si dhe lejohen koalicionet zgjedhore.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll