Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Opozita maqedonase kërcënon Zaevin: Nëse nuk jep dorëheqjen, do të rrëzojmë ne

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia VMRO-DPMNE dhe shumica e re parlamentare, që u bë e ditur të premten në mbrëmje, pret që kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, të dorëzojë të hënën dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën shumica e re do të kërkojë seancë parlamentare për të votuar mosbesimin e Qeverisë.

“Ne do të përpiqemi të formojmë një qeveri politike të qëndrueshme me një shumicë më të madhe në Parlament. Nëse nuk ia dalim, do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri të hënën do të presim që Zoran Zaev të dorëzojë dorëheqjen në Kuvend dhe nëse kjo nuk ndodh, me 61 nënshkrimet e deputetëve, do të fillojmë procedurën për largimin e kësaj Qeverie”, ka deklaruar të shtunën kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.Nga ana tjetër, Lidhja Social-Demokrate, në reagimin e parë pas njoftimit për formimin e shumicës së re parlamentare, tha se bëhet fjalë për një grup partish, që sipas LSDM-së, janë kundër integrimeve euroatlantike të vendit, por edhe kundër stabilitetit të vendit dhe si e tillë, përveç konflikteve, nuk do të sjellë asgjë të mirë për vendin.

LSDM-ja ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha forcave progresive për parandalimin e formimit të një qeverie të tillë.

“Populli e pa sesi u ulën në të njëjtën tavolinë përfaqësuesit e strukturave që janë kundër NATO-së, kundër BE-së, kundër Marrëveshjes së Prespës dhe pjesëmarrësit në aksionet e përgjakshme të 27 Prillit. Kjo përbërje nënkupton konflikt parimesh, konflikt pikëpamjesh, konflikt politikash dhe konflikt vlerash. Një përbërje e tillë politike nuk mund të ofrojë asgjë për interesin e qytetarëve, as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë në atë tryezë është dëshira për pushtet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar që të veprohet pa emocione dhe eufori dhe se për zhvillimet e fundit janë në kontakt me të gjithë faktorët relevantë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet kontakteve intensive më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-në, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori”, thuhet në reagimin me shkrim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Njoftimin për formimin e shumicës së re parlamentare, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, që po ashtu është pjesë e qeverisë aktuale, e sheh si veprim jo të mirë për stabilitetin e vendit.

“Megjithatë, Maqedonia (e Veriut) po hyn në një proces të paqëndrueshmërisë politike që do të zgjasë dhe do të ketë efekte negative për stabilitetin, proceset integruese evropiane, luftën kundër pandemisë, por edhe biznesin”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, opozitës i nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Shumica aktuale parlamentare numëron 62 deputetë, por me largimin e tre deputetëve të lëvizjes BESA, ajo e humb shumicën, që nënkupton edhe rrëzimin e Qeverisë.

Zhvillimet e këtilla në skenën politike në Maqedoninë e Veriut pasuan disfatën e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) të kryeministrit Zoran Zaev, në zgjedhjet lokale.

Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave gjë që çoi në paraqitjen e dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së./REL

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img