Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Opozita maqedonase dorëzon në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Opozita maqedonase VMRO dhe DPMNE-ja dorëzoi në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë.

Deputeti Aleksadnar Nikollovski tha se pas kësaj nisme qëndrojnë 61 deputetë dhe pritet që t’i bashkohen dhe të tjerë.

“Njoftoj opinionin se në këtë moment po dorëzohet iniciativa të cilën duhet ta shqyrtoj Kuvendi, për votëbesimin e Qeverisë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk solli asgjë të mirë për vendin, por vetëm e kë thelluar varfërinë. Kjo qeveri ka revoltuar qytetarët, kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton thellimin edhe më tëj të të gjitha problemeve të lartpërmendura. Qytetarët meritojnë një jetë më të mirë. Koha është që ndarjet dhe konfliktet të ndërpriten, koha është për ndryshime. Kjo qeveri dështoi se funksion përmes konflikteve. Nuk janë kujdesur as për shtetin e as për qytetarët. Larguan vendin nga BE-ja”, tha ai.

“Iniciativa është mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, deputetët e  Lëvizjes BESA, deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa dhe partia e Majta”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë që kjo iniciativë vjen pasi kryeministri Zoan Zaev dha dorëheqje, por që nuk e dorëzoi atë, kjo ka bërë që opozita të nisë mocionin e votëbesimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img