Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita “lufton” për të hyrë në Kuvend, Dash Sula i hipën në qafë gardistit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Opozita “lufton” për të hyrë në Kuvend, Dash

Deputetët e opozitës janë përplasur sërish sot me Gardën e Kuvendit, pa nisur ende seanca plenare, e cila pritet të fillojë në orën 10:00. Garda e Kuvendit ka ndaluar sot hyrjen në Parlament për deputetët e përjashtuar  të opozitës.

Sigurisht deputetët e opozitës nuk  kanë pranuar tu binden rregullave, e për pasojë kanë shtyrë gardën për të hyrë në Kuvend. Deri më tani misioni tyre për të hyrë në Kuvend është i pasuskesshëm.

LEXO EDHE: Garda s’lejon deputetët e përjashtuar të futen në Kuvend, thyejnë xhamat

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka bërë një tentativë të “guximshme” nga ana e tij për të hyrë në Kuvend.

Kolegët kanë ngritur lart Sulën, që të kapërcejë rrethimin e gardës në mënyrë që të futet në Kuvend, por pa sukses. Në një moment shihet Sula që ka hipur mbi qafën e një prej gardistëve.

Dash Sula nuk është pjesë e deputetëve të përjashtuar.

Përpara derës së Kuvendit, Sula paralajmëroi një padi për Gardën në SPAK, e cila nuk lejon opozitën të hyjë në sallën e seancave.

"Nuk na lejohet që të futemi në parlament për të përmbushur detyrat. Unë i bëj thirrje kolegëve të PD, nga i pari te i fundit që nuk janë të përjashtuar, që sot të përpilojnë një akt denoncimi në SPAK ndaj shefit të gardës dhe gardistëve që pengojnë përmbushjen e detyrës në parlament të përfaqësuesve të popullit. Shkelin ligjin, dhunojnë të drejtat e deputetit. Filmojini këto fytyra, të urryera, ti shikojnë pas 15 vitesh ku do jenë. Nuk do rrijë Shqipëria këtu, u përmbys diktatura dhe ikën si mi sigurimasat. Edhe ju ashtu do përfundoni, këta janë pjellat e gjyshërve dhe prindërve sigurimsa", tha Dash Sula per gazetarët.

Në oborrin e Kuvendit u dëgjuan deputetët duke thënë: “Hapni derën! Kush je ti! Shoqja Lindita a mund të futem?!”

Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe thyrja e xhamave në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po lejohet që të futen në Kuvend edhe ata deputetë që nuk janë përjashtuar.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Elda Hoti

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, 14 dhjetor në orën 10:00.

Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohen për të kaluar në votim 6 projekt ligje.

Mes tyre është edhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, të cilën Gjykata Kushtetuese e kaloi dje për shqyrtim pas kërkesës së paraqitur nga opozita.

Për rrjedhojë marrëveshja për emigrantët nuk do të kalojë sot në Parlament, sepse kur një çështje kalon për shqyrtim pezullohet automatikisht ratifikimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese