Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Opozita kundër ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politik, Gjiknuri i vendosur: Procesi ka nisur, nuk e ndalin dot!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4cb44dcb9497267e76622d4e505475aa

Përfundon mbledhja e parë e Këshillit Politik, pas votimit në Kuvend të marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme kanë dështuar diskutimet për një tjetër çështje të rëndësishme, atë të ndryshimeve kushtetuese, sipas deputetit socialist Damian Gjiknuri, pasi Partia Demokratike ka qenë tërësisht kundër.

Megjithatë, Gjiknuri tha se tashmë Kuvendi e ka nisur procedurën e ndryshimeve kushtetuese dhe nuk do të ndalet. Votimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimi e koalicioneve parazgjedhore është caktuar në seancën e 30 korrikut.

“Propozova që edhe në vazhdën e takimeve të vazhdojmë diskutimet për ndryshimet kushtetuese, fatkeqësisht opozita nuk pranon që kjo çështje të trajtohet në Këshill, megjithëse ndërkombëtarët kanë thënë, Kuvendi ka filluar një procedurë të ndryshimeve kushtetuese që nuk e ndalon dot. Nuk patëm dakortësi, si duket PD nuk e dëshiron këtë, ky është qëndrimi i tyre politik. Këshilli Politik mund të ishte një forum shumë i mirë për të vazhduar këtë disktutim, megjithatë kjo është një çështje politike. Dua të them këtë, që ne ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin për amendimet kushtetuese sot, opozita nuk e donte këtë,” u shpreh Gjiknuri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img