Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Opozita garon me një listë të përbashkët? Ja partia e parë që konfirmon kandidimin së bashku me PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Opozita garon me një listë të përbashkët? Ja partia e
Aleatët e PD

Zgjedhjet e 25 prillit janë fare pranë dhe te partia më e madhe opozitare, PD ka nisur puna për mënyrën se si do të garojnë në këto zgjedhje.  

Shumica e partive të djathta kanë shprehur mbështetjen për tu futur në garë në siglën e PD dhe e para që e zyrtarizon atë është PDIU.

Është vetë kreu i saj, Shpëtim Idrizi që e ka konfirmuar një gjë të tillë në “Abc”, ku theksoi se Rama tashmë është kthyer në një sulltan që i merr vetë vendimet.

Gjëja e parë që më vjen të them është se a e dinë këto që janë bërë ministra pasi mënyra se si ai i merr vendimet janë si një sulltan ndërsa një njeri i cili ka për interesin për zgjedhjet është munduar që të vendosë ato emra që i thonë diçka PS-ja dhe ne kemi të bëjmë me një sulltan dhe me disa zv ministra. Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po e përsërit Rama tani që në atë kohë e bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj.

“Besoj se procesi duhet të kishte filluar me kohë dhe për shkak të kushteve të pandemisë dhe duket që opozita shumë më parë të ishte e qartë dhe të ishte e shtrirë në terren për të diskutuar me njerëzit për ekonominë për njerëzit dhe për programin e saj në mënyrë që shqiptarët të njiheshin me programin e tyre”, tha Idrizi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll