Deri në orën 16:00 është afati i fundit që opozita të dorëzojë emrat për kandidat për presidenti e ri, ndërsa nesër pritet që të zhvillohet dhe seanca plenare.
Si duket edhe raundi i tretë do të ketë fatin e dy raundëve të parë, ku opozita nuk dorëzoi asnjë emër.
Nesër, 30 maj, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar që në orën 10:00 të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Por nëse opozita nuk dorëzon asnjë emër sot, atëherë edhe raundi i tretë digjet.


