Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Opozita detyron “Zgjedhoren” të kalojë online, të premten mbledhja e radhës

Shkruar nga Newsbomb
Opozita detyron “Zgjedhoren” të kalojë online, të

Pas kaosit të krijuar këtë të martë komisioni i Reformës Zgjedhore do të zhvillohet sërish online. Pasi deputetët e opozitës përsëritën të njëjtin skenar, duke bllokuar sallën dhe duke mos lejuar zhvillimin normal të kësaj mbledhje, është marrë vendimi që mbledhja e radhës të mbahet online.

Bëhet me dije se me dakordësinë e dy bashkëkryetarëve të këtij komisioni, Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit, mbledhja do të zhvillohet ditën e premte në datën 09.02.2024 në orën 10:00. Kjo mbledhje do të zhvillohet përmes mjeteve të komunikimit elektronik ZOOM.

LEXO EDHE: Mbledhja e “Zgjedhores”, demokratët futen në sallë, mungon Alibeaj dhe Gjiknuri

Deputetët demokratë me në krye kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe deputetin demokrat Flamur Noka, janë futur me dhunë në sallën ku pritej të zhvillohej mbledhja.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri nuk u lejua nga deputeti Flamur Noka të futet në sallë, duke deklaruar se nuk do të lejojnë një Reformë Zgjedhore me opozitë të emëruar.

Pjesë nga përplasja:

Gjiknuri: O mulo, vë bast me ato…

Noka: Nuk e zhbëni dot opozitën, opozitë me mua ti nuk e bën dot

Noka: A ke qenë në opozitë ti, a ke pasur bashkëkryetar? Pse nuk na lë edhe neve ta kemi

Gjiknuri: Po, e keni bashkëkryetarin tuaj vetë e keni zgjedhur

Noka: Jo, atë e ka zgjedhur Edi Rama

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese