Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita BOJKOTON 'Ceremoninë e Lamtumirës' së Donald LU dhe Vlahutin

Shkruar nga Newsbomb

Opozita nuk ka shkuar në ‘Ceremoninë e Lamtumirës’ së Donald Lu dhe ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. 

Deputetët e opozitës ndodhen në seancën plenare që është duke u mbajtur në Kuvend për projektligjin e Teatrit, dhe për këtë arsye kanë vendosur të mos shkojnë në ceremoninë që po organizohet për largimin e ambasadorit të SHBA-së Lu dhe ambasadores së BE-në Tiranë, Vlahutin.

Ndërkohë në ceremoni ndodhen kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Donald Lu, gjatë fjalës së tij në ceremoni e ka quajtur Shqipërinë si një thesar. “Ky vend është një thesar i vërtetë dhe do të më mungojë”- mësohet se është shprehur Lu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.