Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Opozita bojkotoi Këshillin Politik, Gjiknuri del nga mbledhja: Opozita kërkon qiqra në hell, këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Unë i pres prapë në mbledhje por ata siç thotë populli kërkojnë qiqra në hell.”

albsig

Kjo ishte përgjigja e përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknuri lidhur me bojkotin e opozitës ndaj tryezës së Këshillit Politik.

“Besoj që të gjithë e patë që fatkeqësisht sot PD bojkotoi Këshillin Politik megjithëse ishte ajo kërkuese që kjo mbledhje të zhvillohej

Kanë qëllim të hedhin në erë këtë proces, dhe të krijojnë një krizë artificiale që të justifikojnë qendrimin e mëpasshëm.

ODIHR është një organizatë e specializuar, sot ne sollëm një produkt konkret, ku parashikohet vota parapëlqyese për çdo kandidat dhe ndarja e mandateve në bazë të peshës që kanë kandidatët pasi votuesit votojnë edhe për partinë edhe për kandidatin.

ODIHR nuk ka ndonjë rekomandim për ndryshimet kushtetuese se nuk e ka shqyrtuar këtë ai dhe nuk është në tagrin e tij”, u shpreh Gjiknuri teksa konstatoi se nuk ka më kohë.

“Koha nuk pret. Nuk mund të zvarritet ky proces. Afati është shumë i shkurtër dhe shkurtohet përditë.

Le të vijnë me propozimin e tyre. Ne kemi sjellë një variant që e gjeni në cdo legjislacion europian. Le ta thotë dikush që kjo është në kundërshtim me ODIHR.

PD do kriza artificale, t’u thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme.

Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme. Aty ka një draft, s’jam i dashuruar me ato që janë shkruar se mund te kemi dhe ne gabime, por hajde diskutojmë.

Unë i pres prapë në mbledhje por ata siç thotë populli kërkojnë qiqra në hell.

ODIHR nuk pranon drafte të njëjanshme, do një draft konkret”, tha Gjiknuri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img