Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita bllokon foltoren, nis dhe përfundon seanca plenare në 6 minuta

Shkruar nga Newsbomb

I njëjti skenar përsëritet edhe ditën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Parlamentit.

Deputetët e opozitës me pankarta në duar qëndrojnë para foltores, ndërsa disa prej tyre mbajnë në duar zhurmues, duke shkaktuar zhurma bezdisëse në Kuvend.

Madje në një moment deputeti i PD, Flamur Noka i është afruar ministres Elisa Spiropali të cilës i ka dhënë një pankartë. Ministrja me qetësi ka pranuar ta mbajë në dorë.

Deputetët e Lulzim Bashës u larguan herët nga seanca duke treguar se distancohen nga sjella e kolegëve të tyre.

Për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend, seanca nisi dhe përfundoi brenda 6 minutash. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla disa herë kërkoi që të ruhej qetësia e të kishte diskutime pasi kjo ishte një seancë dedikuar zgjedhësve, por opozita vijonte shkaktonte zhurmë dhe tensione.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese