Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita bllokoi Kuvendin, PS mbledh firmat për përjashtimin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Opozita bllokoi Kuvendin, PS mbledh firmat për përjashtimin e tyre

Deputëtët e Partisë Socialiste kanë mbledhur firmat për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të opozitës të cilët gjatë seancës së djeshme, 2 nëntor, bllokuan punimet dhe shkaktuan kaos dhe tensione në Parlament.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ku një prej tyre është edhe Ervin Salianji i cili hodhi tymese në sallën e Kuvendit.  Firmat e mbledhura nga deputetët e Partisë Socialiste janë dërguar në Sekretariatin e Etikës.

Ditën e djeshme ashtu si dhe deputetët e opozitës kishin paralajmëruar më herët, nuk lejuan zhvillimin normal të seancës plenare.

Ata ndezën flakadanët, ku nuk munguan as përplasjet fizike mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe deputetëve të PD Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho. Zhurma nuk u ndal asnjë sekondë, pasi deputetët përplasinin duart mbi tavolina, ndërsa në një moment Ervin Salianji ndezi edhe flakadanë blu. Një gardist arriti t’i heqë nga dora Salianjit flakadanin, ndërsa ky i fundit tentoi ta godiste me karrige.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese