Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Opozita bashkon minoritetin grek dhe çamët, Dule i gatshëm t’i lëshojë Vlorën Idrizit, ja ku mund të garojë kreu i PBDNJ-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b4a4ffdff2f4862ea59810decd24f17

Opozita e bashkuar ka bërë bashkë edhe dy partitë kundërshtare me njëra tjetërn, siç janë PBDNJ e minoritetit grek dhe PDIU e çamëve, megjithse interesat e këtyre partive janë të kundërta.

Por duke parë që opozita do të garojë me një listë të përbashkët, qarku i Vlorës mund të sjellë përplasje sërish mes këtyre dy partive, që historikisht kanë marrë deputetë në Vlorë.

Burime nga tryeza e negociatave të përfaqësuesve të PD-së me aleatët bëjnë me dije se i “sakrifikuari” mund të jetë Vnagjel Dule i PBDNJ-së, i cili mund të zhvendoset dhe të kandidojë në Korçë.

I pyetur në studion e “Top Talk”, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, ndërsa la të kuptohet se nuk do të ketë pretendime për qarkun se ku do të kandidojë.

Deri më tani Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen me tre aleatë, Agron Dukën, Dashamir Shehin dhe Nard Ndokën, të cilëve u ka dhënë një vend të sigurtë në listën e Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img