Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Opozita ankimon listat e 18 qershorit, kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Çregjistroni kandidatët, kanë tejkaluar afatet!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Opozita ankimon listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor. Sipas opozitës KQZ ka shkelur ligjin dhe ka regjistruar përtej afateve kandidatët.

“Rrena nuk i lë vend rrenës. Kështu ka qenë këto 4 vite e kështu do të jetë këto ditë që i kanë mbetur republikës së vjetër. Procesi i zgjedhjeve të 18 qershorit përveçse dështoi politikisht e moralisht, dështoi edhe ligjërisht. Të gjithë e dinë, të gjithë dini të numëroni deri në 50, në çdo listë, absolutisht çdo listë e dorëzuar në KQZ është e jashtëligjshme, procesi është në kolaps ligjor.

Të gjithë dini të numëroni deri në 50. Cdo listë e dorëzuar në KQZ është e paligjshme, procesi është në kolaps ligjor. Edi Rama dhe serumet që e mbajnë në këmbë Made in Albania apo kudo që bëhen apo made in Soros. Ata  nuk e thonë një fjalë për skadimin e datës ligjore zyrtare për zgjedhjet. Nuk e thonë, duan ta anashkalojnë dhe shpresojnë që me presione ndaj Kolegjit  Zgjedhor do t’i thonë shqiptarëve që, një edhe një nuk bëjnë dy, por bëjnë një. Se 17+31+2 nuk bëjnë 50, por bëjnë 51.

Dy rrugë ka, Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme, duke hedhur poshtë sipas ligjit të Republikës së vjetër do ti japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj ,përmes konsensusit dhe negociatave. Në qoftëse me presione apo zhage Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 51dhe jo 50, atëherë  Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe  Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për  Republikën e Re”, tha Basha nga çadra paraditen e sotme.

Më shumë

spot_img