Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë ironisë së kryeministrit Edi Rama lidhur me vettingun e politikanëve.
“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron”, shkruan Basha,
Ndërkohë pak më herët Rama u shpreh “se Gjojavetingu i Bashës u mbyt në ujin e Venecias”.
Komisioni i Venecias ka bërë ndryshime në draft opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.
SIpas Komisionit të Venecias qëllimi i amendamenteve të PD është legjitim por nuk jep zgjidhje, ndaj parlamenti duhet të dialogojë për mekanizmin si do bëhet vettingu.