Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, reagon për herë të parë mazhoranca, Balla: Është për të ardhur keq që…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili u publikua pak më herët në media.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase shpërndan të dhëna konfindenciale nga opinioni i Venecias.

Sipas tij, Komisioni i Venecias është i kthjellët dhe në respekt të konfidencialitetit nuk do të bëjë asnjë koment lidhur me këtë çështje.

“Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!” shkruan Balla.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img