Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operonin në 3 shtete europiane: Shkatërrohet rrjeti i drogës, mes 19 të arrestuarve edhe SHQIPTARË

Shkruar nga Newsbomb

Nëntëmbëdhjetë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pas një hetimi të koordinuar mes 3 shteteve europiane, Hollandë, Belgjikë dhe Spanjë, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë.  

Nga operacioni u sekuestruan 2 tonë marijuanë dhe më shumë se 34 mijë bimë. Për të bërë të mundur shkatërrimin e grupit morën pjesë më shumë se 300 agjentë policie. 14 persona u arrestuan në Spanjë, katër në Hollandë dhe një në Belgjikë.

Organizata përbëhej nga qytetarë Hollandezë, përgjegjës për lëndën narkotike, të mbështetur nga shqiptarët, të cilët ishin në krye të gjithçkaje që lidhej me kultivimin e marijuanës. 

Gjithashtu morën pjesë qytetarë të kombësisë spanjolle të cilët ishin përgjegjës për logjistikën.

Ata instaluan plantacionet në shtëpi ose depo që ishin të vështira për t'u arritur dhe larg qendrave të banuara. Policia ra në gjurmët e tyre pasi shmangën pagimin e një fature të energjisë elektrike prej 1.5 milionë euro.

Nga kontrolli u sekuestruan 14 automjete, 20 mijë euro dhe një pistoletë. Hetimet e para u zhvilluan kur agjentët zbuluan praninë e një grupi trafikantësh droge, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të cilët vepronin në Spanjë, Belgjikë dhe Hollandë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu