Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni “Tempulli”, e zbulon drejtori i policisë së Durrësit: Mes të arrestuarve edhe familjarë policësh

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni “Tempulli”, e zbulon drejtori i policisë së

Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita ka folur në lidhje me megaoperacionin “Tempulli” që vuri në pranga 233 persona.

Ai tha se mes të arrestuarve dhe të akuzuarve për trafikim dorge ka pasur edhe familjarë të policëve. Pavarësisht kësaj Hita tha se operacioni nuk u dekonspirua dhe ishte i suksesshëm.

“Janë goditur 23 grupeve kriminale, ka edhe persona që kanë pasur aktivitet të vazhdueshëm kriminal, emra konkretë nuk e kam këtu që të bëj një bilanc, të gjitha gjykatat kanë dhënë masat e sigurisë, të gjitha janë vlerësuar të ligjshme.

Sot të gjithë personat ndodhen të arrestuar, ne jemi mësuar të kërkojmë emrat e mëdhenj, por ky është një fenomen që ndodh përditë në lagjet tona, në qytetet tona, hetimet vijojnë edhe kësaj dite.

Ka pasur të arrestuar edhe anëtarë të familjeve të punonjësve të policisë, kjo do të thotë se operacioni nuk është dekonspiruar, apo të kemi dekonspirim të operacionit, kjo do të thotë se ka vepruar më mirë, në grupe më të vogla për kryerjen e veprimeve nën udhëheqjen e prokurorëve“, tha Hita për “Top Story”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese