Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
1kmh
0 %
Mar
29 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Operacioni ‘Takimi’, hapi 13 profile të rreme në rrjetet sociale dhe përndiqte një vajzë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a64c0c9d03ddfef993c149c21fae2083

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Sipas njoftimit zyrtar, 27-vjeçari Igli Paskal, kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, i riu ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme. 

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.

Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKIMI”.

Vihet në pranga një 27-vjeçar.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u realizua operacioni policor “TAKIMI”.

Pas një hetimi disamujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota dhe të shpejta në lidhje me kallëzimin e marrë nga një shtetase, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I. P., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas është caktuar urdhri i ndalimit, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme. 

Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës iPhone.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img