Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Operacioni special te Komuna e Parisit, Artan Hoxha jep detaje: Kishte informacion për përplasje, ja kë po kërkonin në të vërtetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja për operacionin special të zhvilluar dy ditë më parë nga RENEA dhe FNSH te Komuna e Parisit në Tiranë.

Hoxha ka treguar në Opinion se operacioni në të vërtetë u bë për të arrestuar Ibrahim Licin, i cilësuar sipas gazetarit si një nga ekzekutorët kryesorë të ngjarjeve që kanë tronditur Shkodrën.

‘Është një operacion, pjesëmarrja e Forcave Speciale dhe me snajper, nga mënyra si u bë evakuimi, duke patur parasysh dhe pajisjet speciale të efektive të RENEA-s tregonte se bëhej fjalë se mund të kishte dhe përplasje. Atë ditë është ndjekur procedura standarde që ka reparti special. Kishte informacion se aty ndodhej njëri nga ekzekutorët kryesorë të ngjarjeve në Shkodër, Ibrahim Lici bashkë me dy ndihmësit’, tha Artan Hoxha.

Kujtojmë se dy ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë u arrestuan 33-vjeçari Barush Bregu dhe Bajram Çekorja, 21 vjeç.

Më shumë




spot_img








spot_img