Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Operacioni “Shpirti” i Prokurorisë Speciale dhe Antimafias, në hetim dhe një prokuror i SPAK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur një verifikim të imtësishëm pas operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, por këtë herë brenda radhëve të veta. Mësohet se një prokuror i SPAK po hetohet nga kolegët për lidhje me këtë grup.

Lajmin e jep gazetari Arsen Rusta, por nuk dihet me emër se për cilin prokuror bëhet fjalë.

Gjithashtu, nuk ka informacione nëse prokurori special është i përfshirë direkt në këtë veprimtari kriminale që u godit falë bashkëpunimit të SPAK me Antimafian italiane; nëse ai ka dekonspiruar informacionet.

Kujtojmë se, tre ditë më parë SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri.

Lexo edhe: Drogë me vlerë 55 milion euro, SPAK zbardh operacionin me Antimafian: 38 të arrestuar, në pranga zyrtarë të lartë policie dhe 1 prokuror

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Më shumë

spot_img
spot_img