Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Operacioni policor në Veri, Kosova shpall ‘non grata’ diplomatin rus të UNMIK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c5fdd341738f4598f261d8fb8cd97837

Diplomati rus Mikhail Krasnoshchekov nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është shpallur person non grata në Kosovë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka shpallur shtetasin rus si person të padëshiruar në shtetin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme  të Kosovës që diplomati rus i UNMIK të shpallej ‘non grata’ në bazë të ‘kompetencave kushtetuese dhe ligjore’.

‘Krasnoshçevsk urdhërohet të largohet nga territori i Kosovës për shkak të veprimeve të qytetarëve rusë kundër sistemit kushtetues të Kosovës, vlerave universale humanitare, paqes dhe stabilitetit’, tha kryeministri Haradinaj.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në komunat veriore të territorit më 28 maj, duke arrestuar disa persona, kryesisht serbë për përfshirje në vepra kriminale.

Beogradi tha se 28 vetë u arrestuan, duke përfshirë Krasnoshçevskin, i cili më vonë u lirua. Ai u transferua më vonë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img