Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Operacioni ‘Plumbi i Artë’ dështoi”, Kryemadhi: Dëshmitë e Dumanit nxjerrin garnizonet e PS në zgjedhje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja  e LSI-Monika Kryemadhi ka deklaruar se operacioni ‘Plumbi i Artë’ ka dështuar në kapjen e personave në kërkim.

Në një intervistë televizive, deputetja ka folur edhe për Presidentin e ri, teksa thotë se debatet  janë krijuar për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale.

albsig

spring

Sipas Kryemadhit, dëshmitë e dy vrasësve përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave ka qenë pjesë e garnizonit ushtarak të mazhorancës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij. Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje. Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra”, ka thënë Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img