Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Operacioni NDËRKOMBËTAR për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali dhe Gjermani, arrestohen 55 persona, mes tyre 27 shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9be632e9bd37920ce712aa0de5e2f1c2

Një operacion është zhvilluar në tre shtete të Evropës, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.

Grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Mësohet se 5 persona janë arrestuar në Vlorë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia, Modena, Macerata, Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.

Hetimet për shkatërrimin e kësaj bande kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora. Grupi i trafikantëve akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por dhe për mashtrim të zyrtarëve politikë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img