Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Operacioni “Mashtruesit”, dalin emrat e dy punonjësve të policisë dhe avokatit të arrestuar (Detaje)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me operacionin “Mashtruesit” të finalizuar disa minuta më parë në qytetin e Fierit.

Bëhen të ditur emrat e tre të arrestuarve të cilët ranë në pranga për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për nën/Komisar Marjon Hasanbasha 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier, nën/Komisar Erjon Muhaj 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fie si dhe Klajdi Xhymerti 29 vjeç, me profesion avokat nga Fieri.

Të arrestuarit akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”. Ishte SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të cilët pas disa muaj hetimesh pro-aktive, finalizuan operacionin “Mashtruesit”, dhe bënë të mundur ekzekutimet e vendimeve të arrestit.

Kujtojmë se punonjësit e policisë u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me shtetasin K.Xh., avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Më shumë

spot_img