Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Operacioni “Limit”, reagon Lleshaj: Lufta kundër krimit do përshkallëzohet

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përgëzon finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Limit”, që çoi në pranga 28 persona, gjithsej 57, duke përfshirë edhe arrestimet nga pala greke.

Lleshaj thotë se vetëm gjatë këtij viti janë finalizuar 28 operacione të ngjashme me 170 të arrestuar. Ai paralamjëron përshkallëzim të luftës kundër krimit.

Reagimi i Lleshajt:

Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.

Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.

Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion

Më shumë