Hapësire reklamuese

Politikë

Operacioni i SPAK, Spartak Braho bën deklaratën e fortë: Ka zyrtarë të lartë të përfshirë

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni i SPAK, Spartak Braho bën deklaratën e fortë: Ka

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar ditën e sotme mega-operacionin e ndërmarrë nga SPAK, që çoi në arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetave të tjerëve.

I ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top-News, Braho tha se zyrtarë të lartë janë të përfshirë dhe bashkëpunojnë me këto 8 banda, e po ashtu se ka shumë drejtues të lartë që janë të zhytur në korrupsion. Sipas Brahos, është e gabuar që kryeministri Edi Rama thotë se përgjegjësia e kujt do që ‘përlyhet’ në botën e krimit mban përgjegjësi personale, sepse ka dhe përgjegjësi morale për ata që i emërojnë.

“Ka zyrtarë të lartë të përfshirë. Ka drejtues që ja në të zhytur në korrupsion. Pushteti i ka këto relacione, aq më tepër që nuk ka pasur ndonjë luftë serioze nga e majta, pavarësisht thirrjeve të Ramës që do dënojmë atë apo këtë. Përderisa Rama thotë kush do që hyn në botën e krimit ka përgjegjësi personale, nuk është kështu.

Përgjegjësia është personale por ka dhe morale për ata që i vendosin aty. Është personale kur është e largët. Këta nuk u emëruan vetë, dikush i lançoi. Veprimtaria e tyre kriminale është e shoqëruar me përgjegjësi morale të eprorëve. Kryeministri nuk duhet ta kalojë me një justifikim banal, Kryeministri që i emëron nuk duhet të thotë që përgjegjësia është personale”, tha Braho.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.