Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK ku disa prej kokave të krimit arritën të arratiseshin dhe t’i shpëtonin drejtësisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha bën me dije se bosët u njoftuan dhe arritën të largoheshin pasi kanë lidhje me qeverinë.
Gjithashtu ish-kryeministri, krah postimit të tij ka bashkangjitur edhe dëshminë e një prej të arrestuarëve, Besjan Xhixhës, i cili tha se Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit:
Boset u njoftuan dhe iken sepse kishin lidhje me qeverine!
Anetari i bandes Xhixha deklaron se:
1-Dumani eshte autor i 12 vrasjeve!
2- Ai iu deklaronte anetareve te bandes se kishte lidhje me ministra, deputete, prokurore etj,
Lexoni ketu me poshte deshmine ne seancen gjyqesore te Xhixhes, anetarit te bandes vrastare te lidhur me zyrtaret me te larte! sb