Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Operacioni i SPAK në Vlorë, avokat Ngjela: Kryeministra e ministra janë derdhur atje si të babëzitur, e kanë zhvatur! Po çmontohet krimi 30 vjeçar

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokat Spartak Ngjela komenton operacionin e SPAK sot në Kadastrën e Vlorës. Ai thotë se koha po çmonton krimin 30 vjeçar sepse ndër vite, sipas tij, kryeministra e ministra janë derdhur si të babëzitur në qytetin bregdetar dhe e kanë zhvatur atë.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për operacionin në Kadastrën e Vlorës, por atje sot janë parë dhe efektivë të Policisë. Nga burimet jozyrtare u bë me dije se operacioni ishte për dosjet “e nxehta” të pronave në jug, ndërsa të tjera burime thanë se bëhej fjalë për dosje që lidheshin më ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa.

Shkruan Spartak Ngjela:

Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në kadastrën e Vlorës. Kjo po më jep idenë pozitive të karakterit profesional kundër korrupsionit.

Të korruptuarit e lartë: kryeministra dhe ministra, atje i kanë provat e krimit. Dhe atje duhej të fillonte çmontimi hetimor i krimit shtetëror tridhjet- vjeçar. Këta banditë, kanë tjetërsuar atje mijëra hektarë, që nga Vlora e deri në Sarandë, dhe, në fshehje, kanë implikuar dhjetëra të tjerë si pronarë të rinj tokash, me të cilët janë të lidhur kriminamisht.

Të gjithë: brishajt, metajt, ramajt, bashajt, dhe  një varg i madh ministrash, atje janë derdhur si të babëzitur dhe me tërbim zhvatës. Dhe ja, pikërisht atje po duket se po fillon hetimi antikorrupsion, i korrupsionit kryeministror shqiptar, në tridhjet vjet.

Koha duket se po çmomton krimin tridhjet-vjeçar, duke filluar nga Vlora.  Duhet pritur me arsye të vëmendshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img