Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Çoi kallzimin për uniformat e policisë, Halit Valteri reagon për operacionin e SPAK: S’ka mbaruar akoma, janë edhe 5 dosje, Lul kujdes se një…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Halit Valteri ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9 zyrtarë pasi akuzohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në tenderin për uniformat e Policisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka përgëzuar SPAK për punën, teksa shkruan se janë akoma 5 dosje të tjera në duart e Prokurorëve të SPAK.

Ai me ironi shkruan “pushime të mbara Lul dhe kujdes se një nga kto 5-ta e ka kunati shoku Xhemal”.

“Kur Opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarket per ti mbyllur gojen , ne Opozita tjeter benim punen per cfar paguhemi nga buxheti i shtetit !

Bravo SPAK , qe me profesionalizem dhe perkushtim  arritet te coni para drejtesise nje pjese te nenpunesve me stomak !

Ska mbaruar akoma 5 dosje te tjera jane ne duart e prokuroreve te SPAK 😅

Pushime te mbara Lul dhe kujdes se nje nga kto te 5-ta e ka kunati shokut xhemal 😉😜” shkruan Valteri në postimin e tij.

Kujtojmë që Valteri së bashku me Myslim Murrizin rreth një vit më parë e denoncuan në SPAK tenderin për uniformat e policisë.

Më shumë

spot_img
spot_img