Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Operacioni i SPAK me Antimafian, PAMJET nga Italia: Mjekët jepnin receta urgjente të rreme, që shqiptarët të iknin në Milano (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat italiane publikojnë pamjet e operacionit të zhvilluar nga Prokuroria Speciale dhe Antimafia e Milanos, për goditjen e një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e ilaçeve me përmbajtje droge dhe lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore, për vizita në Itali.

Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar, ndërkohë u sekuestruan më shumë se 500, 000 euro nga llogaritë bankare të tyre dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20,000 euro.

Hetimi dokumentoi lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale. Mediat në vendin fqinj kanë nxjerr pamjet nga përgjimi ambiental, ku duken mjekë dhe persona të tjerë teksa falsifikojnë dokumentet.


Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.

Newsbomb.al mëson se mjeket e vënë nën hetim në Shqipëri janë: Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto, si dhe dy biznesmenët Aleksander Gjokaj e Ndue Pulaj. Këta persona kishin lëshuar certifikata mjekësore të rreme, sikur shtetas të caktuar nga Shqipëria kishin nevojë për trajtim mjekësor urgjent në Itali.

Përmes kësaj procedure, ata e kishin të hapur rrugën e emirgimit në vendin fqinj. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe aktiviteti i rrjetit kriminal është dokumentuar me prova. Barnat me përmbajtje të lartë droge, kryesisht për kurimine Covid, merreshin nga farmacitë italiane dhe eksportoheshin ilegalisht në Shqipëri.

Mediat në Itali shkruajnë se mes medikamenteve të përfituara, edhe në rast të emergjencës së plotë pandemike (pasi bëhet fjalë për vitin 2021), me mashtrim në Sistemin Shëndetësor Kombëtar dhe të dërguara në tregun shqiptar, ishte edhe “Clexane” ose “Enoxaparin”, një antikoagulant që përdoret në trajtimin mjekësor të pacientëve me Covid 19, i cili siç dihet, kërkesa e tejkalonte shumë herë ofertën ishte e vështirë të gjendej.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img