Një operacion është zhvilluar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste.
Bëhet me dije se është vënë në pranga edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.
Më herët është bërë është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ndërsa është lëshuar urdhër-arrest për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Po ashtu burime për media bëjnë me dije se shumica e urdhër-arresteve nga SPAK përfshirë efektivë të policisë që ishin të lidhur me një grup kriminal dhe akuzohen për trafik droge, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit në krim.
Ky operacion është pjesë e “Matamorfozës” dhe se urdhër-arrestet janë dhënë pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar "SKY ECC".
Jo vetëm policë, urdhër-arrest është dhënë dhe për Ervin Matën, i cili ka qenë i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut në 2018. Ervin Mata ka qenë i përfshirë në ngjarjen e shënuar më 4 tetor, ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Ervis Martinaj, Fabiol Gaxha.
Lexo edhe: SPAK urdhër-arrest për Ervin Matën, i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut