Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Operacioni i RENEA-s në Shkodër, VIDEO: Momenti kur Forcat Speciale nxjerrin dhunshëm të riun nga makina

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa operacione të befasishme në qytete të ndryshme të vendit, me ndihmën e Forcave Speciale RENEA. 19 persona kanë rënë në pranga, nga Shkodra në Gjirokastër.

Këto kontrolle kanë pasur për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që posedojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Newsbomb.al ka siguruar një video nga një kontroll i RENEA-s në Shkodër, momenti kur Forcat Speciale nxjerrin një të ri me dhunë nga makina dhe e prangosin. Nuk dihet nëse ai është mes personave të arrestuar për armë ose drogë, apo thjesht nuk i është bindur urdhrit për kontroll.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kryqëzimin e dy lagjeve të njohura në Shkodër, “Xhabie” dhe “Parrucë”.

Në këtë qark është rregjistruar mbrëmjen e djeshme dhe një incident me gazetarin Simon Shkreli. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar bashkë me fëmijët kur ka parë operacionin dhe ka nisur të regjistrojë. Edhe pse me bexhën e gazetarit në qafë ai është ofenduar nga efektivët e RENEAS.

Më shumë




spot_img








spot_img