Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Operacioni i Policisë te “5 Maji”, Krimi Ekonomik gjen një tjetër makineri kriptomonedhash në pronësi të Marius Demës, dhe një karikator me fishekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranë ka arritur të gjejë një tjetër makineri kriptomonedhash në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, aty ku pak ditë më parë i riu Marius Dema qëlloi për vdekje shokun e tij Mehmet Qema.

Sot, Policia ka bastisur një tjetër magazinë në zonë pasi kishte dyshime se 28 vjeçari Marius Dema merrej me aktivitet të paligjshëm për gjenerimin e monedhave elektronike, të njohura dhe si kriptomonedha. Gjatë operacion në një magazinë tjetër afro 200 metra larg vendit ku i vra Meti Qema, është gjetur dhe pajisja tjetër.

Sipas burimeve, edhe kjo godinë ishte në përdorim të Marius Demës. Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe një karikatorë me fishekë, ndërsa për armë zjarri nuk ka informacion.

Edhe ditën e vrasjes së të riut Mehmet Qema, apo Meti Qema siç e njihnin në rrethin e tij shoqëror, në katin e dytë të lokalit ku shokët po qëndronin me njëri-tjetrin, u gjetën servera dhe një makineri që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Të gjitha në pronësi të 28 vjeçarit Marius Dema, i arrestuar dhe i akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më shumë

spot_img
spot_img