Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni i drogës: U kap libri i llogarive të 4 bandave, 4 gra mbanin llogaritë

Shkruar nga Newsbomb

Një kontroll rutinë i karabinierëve të Borgo San Lorenzo, që çoi në sekuestrimin e dy kilogramëve hashash në një depo të një pallati në në Firence, çoi në shkatërrimin e një megabande të trafikut të drogës, në një megaoperacion që përfshiu, Interpolin, Europolin, policinë italiane dhe SPAK-un shqiptar me prokuror Vladimir Marën të cilët dolën dje në një konferencë për shtyp për rezultatet e tij.

Operacioni quhej “Muratori” dhe hetimet për të kishin filluar që në vitin 2019.

Pas kapjes së hashashit, policia vendosi mikrofona në vendin e ngjarjes, duke zbuluar se nga kjo ndërtesë, një trafikant vepronte në nivel ndërkombëtar, i lidhur me Hollandën, Spanjën e Francën. E nga ky element i parë hetimet u zgjeruan duke përfshirë edhe polici të tjera europiane.

Pamje nga megaoperacioni ne Itali Pamje nga megaoperacioni ne Itali

Në këtë megaoperacion dolën në dritë 4 organizata të forta kriminale të trafikut të drogës, shkruan media italiane, me kokainë, hashash, marijuanë, heroinë Mdma – të gjitha në duart e shqiptarëve që vepronin në Itali, Shqipëri, Hollandë, Spanjë, Gjermani, Angli, Zvicër. Në total ka 83 të akuzuar.

Në këtë operacion u arrestuan 70 persona, 68 shqiptarë, dhe dy italianë. 33 të kapur në Toskanë, të tjerët në pjesë të ndryshme të Italisë. U sekuestruan pasuri me vlerë 5 milionë euro të pretenduara si të ardhura nga krimi.

Pamje nga megaoperacioni ne Itali Pamje nga megaoperacioni ne Itali

Janë kryer kontrolle të shumta. U gjetën depo bunker, armë. Madje është sekuestruar edhe libri i llogarive të trafikut të drejtuar nga organizata dhe nga një vëzhgim i deritanishëm shihet se në muaj trafikoheshin 50 kile kokainë.

Ndër të akuzuarat janë 4 gra: njëra bashkëshortja e njërit prej kapobandave, një tjetër kishte detyrën e vlerësimit të cilësisë së drogërave dhe jepte dritën jeshile për blerjen. Një rrugë ishte që droga vinte nga Hollanda. Ose një rrugë tjetër me gomonet shqiptare ku ngarkesa vazhdonte me rrugë makine për në Firence.

Depot e ruajtjes së drogës ishin shpërndarë në garazhe dhe bodrume të kryeqytetit toskan, por një bazë e rëndësishme u zbulua në Casalecchio di Reno, pranë Bolonjës, ku ishte edhe një ndërtesë mekanike që bandat përdornin.

Pamje nga megaoperacioni ne Itali Pamje nga megaoperacioni ne Itali

Katër grupet kriminale janë goditur nga hetimi i Prokurorisë së Firenzës, secila me detyra komplementare të furnizimit, shpërndarjes dhe logjistikës. Një me bazë në Firenzë dhe Mugello, një tjetër nga Holanda mbulonte Evropën Veriore dhe nevojat e importit të drogës për Italinë, një grup ishte shtrirë në disa qytete italiane, e katërta merrej me tregtimin në shesh dhe është ai ku shfaqen të akuzuar italianë.

Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Pamje nga megaoperacioni ne Itali Pamje nga megaoperacioni ne Itali

Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.

Emrat e 65 personave në hetim, arrestuar, arrest në shtëpi dhe kërkim:

  1. Kledjon Muçollari
  2. Ervis Vangjeli
  3. Eljon Laçi
  4. Kristian Ibrahimaj
  5. Alban Mahilaj
  6. Klaudia Sulejmani
  7. Besmir Selamaj
  8. Gabriela Avduli
  9. Francesko Doda
  10. Latin Ymeraj
  11. Erando Mara
  12. Antonio Hoxha
  13. Elsit Vera
  14. Dritan Begaj
  15. Mark Lisi
  16. Ergys Leka
  17. Fatmir Gjeci
  18. Astrit Dedaj
  19. Syrja Kapaj
  20. Mark Malocaj
  21. Alket Muca
  22. Xhulio Kastrati
  23. Elvis Kuçi
  24. Klisman Çepele
  25. Eiton Kullolli
  26. Pajtim Kullolli
  27. Ergi Tomorri
  28. Manuel Mone
  29. Alban Ramadani
  30. Gjon Ndreu
  31. Simon Myftari
  32. Blerim Myftari
  33. Lorenco Malaj
  34. Barjam Malaj
  35. Ani Kuçi
  36. Spiro Petro
  37. Emiljano Balla
  38. Hektor Turku
  39. Armand Meco
  40. Fael Xhelili
  41. Renato Qevani
  42. Emirjan Hoxha
  43. Fabjan Drini
  44. Daniel Elezi
  45. Ferdi Ndrejaj
  46. Gjergj Ndrejaj
  47. Amarildo Alla
  48. Emiljano Alla
  49. Eneo Abedini
  50. Qamil Abedini
  51. Endri Çoku
  52. Ervin Myftarja (Viku)
  53. Indrit Kolgjokaj
  54. Eraldo Kolgjokaj
  55. Marcello Gjaci
  56. Riniol Tasi
  57. Prelë Kolnikaj
  58. Arbri Xherahu
  59. Lazer Pervataj
  60. Vahit Luca
  61. Amarildo Mustafai
  62. Rudina Macoraj
  63. Kristjana Kolnikaj
  64. Elis Meco
  65. Endri Sercan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed