Një operacion i madh i anti-drogës mësohet se ka ndodhur para pak minutash në Peqin, ku si pasojë janë sekuestruar mbi 200 kilogram kanabis.
Raportohet se operacioni antidrogë është bërë saktësisht në zonën e Progërit. Policia ndërkohë bën me dije se sasia e kanabisit të sekuestruar ishte e korrur dhe ishte në procesin e tharjes.
Sasia e kanabisit ka mbërritur në komisariatin e Peqinit dhe po peshohet nga efektivët e policisë.
Policia ka shoqëruar një person në lidhje me sasinë e kanabisit të sekuestruar.
Sondazh
Poll